
Një lajm tragjik tronditi futbollin. Ka ndërruar jetë sot papritmas kryetrajneri i ekipit të futbollit të Maqedonisë deri në 17 vjeç, Dashmir Beari.
Ai vdiq në moshën 50-vjeçare.
Dashmir Beari ka qenë ish-trajner i disa klubeve maqedonase: Renova, Gostivari, Drita, Vlazerimi dhe ka punuar edhe si ndihmës trajner në Al Raed të Arabisë Saudite. Ai ishte lider i kombëtareve të Maqedonisë nën 15 dhe nën 19 vjeç.
