www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rritet në nivel global dëshira për lider jo demokratik dhe bie besimi në kredibilitetin e zgjedhjeve

Posted on April 11, 2024 by User User1

Votuesit në 19 shtete përfshirë tre demokracitë më të mëdha janë gjerësisht skeptik se zgjedhjet politike në vendet e tyre janë të lira dhe të drejta dhe shumë nga ta preferojnë një lider të fortë jo demokratik sipas një studimi të publikuar të enjten

Raporti nga International Institute for Democracy and Electoral Assistance apo IDEA ra në përfundim se institucionet demokratike nuk po arrijnë ti përmbushin pritjet e njerëzve. Kjo organizatë ka për qëllim promovimin e demokracisë në botë.

Nga organizata me bazë në Stockholm kanë thënë se perceptimet e njerëzve janë fokusuar në diskutimet mbi të ardhmën e demokracisë dhe raporti i tyre kanë thënë se është një hap për ta kuptuar atë diskutim.

Sipas IDEA-s, në 17 shtete, më pak se gjysma e banorëve janë të kënaqur me qeverite e tyre. Studimi ka përfshirë edhe tre demokracitë më të mëdha të botës si Brazilin, Indinë dhe SHBA’në, raporton The Associated Press.

Në 8 vende, më shumë njerëz më shumë njerëz e kanë parë me pëlqim një lider të fortë i cili nuk duhet të shqetësohet me parlament dhe zgjedhje duke shtuar se India dhe Tanzania ishin dy vende me nivel të lartë të preferimit të një lideri të fortë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara