
Parlamenti ukrainas ka kaluar të enjtën një ligj të ri të menagjimit të rekrutimeve ushtarake pas muajsh vonesha dhe mijëra amandamenteve plotësuese që u paraqitën
Ligjvënësit kanë hezituar ta shtyjnë përpara ligjin i cili pritet të jetë jo popullor. Ligji u votua pas një kërkese nga ushtria ukrainase e cila sipas presidentit Zelenskyy dëshiron ti rekrutoj 500 mijë ushtarë.
Ushtarët e stërngarkuar që janë në linjat e frontit që nga fillimi i luftës me Rusinë nuk kanë mundur të zëvendësohen ndërsa mijëra ukrainas shmangin rekrutimin ushtarak, raporton The Associated Press.
Ky ligj vjen në një moment kur fushata sulmuese ruse ndaj infrastrukturës energjetike është intensifikuar dhe i ka shkaktuar probleme Ukrainës .
