
Mohammad Surur që ishte i sanksionuar nga SHBA më 2019 për organizimin e transferimit të miliona dollarëve për organizatën terroriste Hamas nga Forca Quds e Gardës Revolucionare Islamike e Iranit
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi të mërkurën duke iu referuar burimeve tek autoritetet e sigurisë se Surur u gjet u vdekur në vendbanimin Beit Meri të shtunën afër kryeqytetit libanez Bejrut.
Ai kishte në trup plagë të shumta në këmbë me armë zjarri ë bashku me një shumë të madhe kesh në afër.
Burimet e sigurisë raporton Reuters janë të mendimit se Surur i ishte nënshtruar intervistimi të dhunshëm e s’kishte tentim vjedhjeje.
Surur u sanksionua më 2019 nga Departamenti i Thesarit të SHBA’së, që kishte njoftuar se kishte transferuar “dhjetëra miliona dollarë në vit” nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit drejt krahut ushtarak të terroristëve Hamas, Brigadave Qassam.
Departamenti i Thesarit kishte shtuar asokohe se Surur ishte i ndërlidhur edhe me terroristët Hezbollah, aleat i Hamas. Ai ishte parë në ngjarje të organizuara në Liban por në dukje nuk kishte post formal brenda grupit, një burim i informuar me operacionet e Hezbollah i ka thënë Reuters.
Organizata terroriste shiite islamiste Hezbollah ka sulmuar në mënyrë sporadike veriun e Izraelit në paralele me luftën në Gaza.
Në muajin mars, një zyrtar i lartë i DEpartamentit të Thesarit të SHBA’së kishte vizituar Libanin për t’u bërë presion të ndalojnë transferin e financave për Hamas. Një burim në bankën qendrore të Libanit i ka thënë Reuters së Libani i kishte mohuar se transfere të tilla po ndodhnin.
