www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani paralajmëron bord për veting për të gjitha projektet dhe ligjet për mbrojtjen e mjedisit të jetesës

Posted on April 11, 2024April 11, 2024 by User User1

Formimi i bordit për validim, i përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, i cili do të kryejë veting të gjitha projekteve dhe ligjeve për mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe do të garantojë se të gjitha ligjet janë të qëndrueshme, paralajmëroi kandidati për president nga kolaicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI, Bujar Osmani.

 Osmani porositi se ekziston një lidhje e pandashme mes mjedisit tonë dhe sigurisë kombëtare dhe u bëri thirrje të gjithëve që të mbështesin agjendën e gjelbër e cila në radhë të parë e vendos mbrojtjen e mjedisit.

 “Ky bord do të garantojë  se nuk do të nënshkruaj asnjë ligj që është i dëmshëm për mjedisin e jetesës. Nuk duhet që rritja ekonomike të jetë në llogari të mjedisit të jetesës dhe gjeneratave të ardhshme. Duhet të lëmë jo vetëm një shtet evropian dhe ekonomik, por edhe një shtet të gjelbër dhe të qëndrueshëm”, theksoi Osmani.

 Osmani, ka sqaruar se përpjekjet e tilla të tij janë në kuadër të të drejtës supspenzive të presidentit të mos nënshkruajë ligje.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara