www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çitaku: Kurti po ndërhyn brutalisht në zgjedhjet në RMV

Posted on April 11, 2024April 11, 2024 by User User1

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka quajtur të turpshme, të mjera dhe të rrezikshme interferimet e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Çitaku shkroi se “shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës”, duke përmendur se ata kishin pritur emigrantë shqiptarë e disa kishin ardhur në Kosovë për të luftuar e kishin dhënë jetën për lirinë e vendit.

Çitaku shkroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka një mosdurim për secilin lider politik të UÇK-së”, duke iu referuar mbështetjes së tij për koalicionin opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, dhe kundërshtimin për koalicionin tjetër të udhëhequr nga partia më e madhe e shqiptarëve atje – BDI-ja e Ali Ahmetit, një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së.

“Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën. Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre”, shkroi Çitaku në një postim në Facebook.

“E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar. Sec e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së. E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, shtoi ajo.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara