www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bota kremton Fitër Bajramin, palestinezët falen mes gërmadhash: Na shkatërruan xhamitë, Gaza është pllakosur nga katastrofa

Posted on April 10, 2024 by User User1

Myslimanët në mbarë botë festojnë sot festojnë sot Fiter Bajramin, apo Bajramin e madh, një manifestim falenderimi për Zotin siç përshkruhet pas muajit të shenjtë të Ramazanit

Gjatë 30 ditëve të Ramazanit, myslimanëve u kërkohet të agjërojnë, të tregojnë mirësi dhe durim, si dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin. Fitër Bajrami që pason, zgjat tre ditë. Lutjet e kësaj dite të bekuar për ta, myslimanët në Rafah të Gazës, i kryen mes gërmadhash.

Me të zbardhur dita erdhëm e u falëm në rrënojat e kësaj xhamie dhe në rrugë. Pushtimi izraelit ua hoqi palestinezëve edhe të drejtën të falen në xhamitë e tyre”, tha një palestinez që jeton në Rafah.

“Gjatë Bajramit të vitit të kaluar nuk kishte luftë. Sot po hyjmë në muajin e shtatë të luftës. Xhamia Al Farouq vitin e kaluar ishte ende këtu, por këtë vit u vu në shënjestër dy ose tre javë para fillimit të Ramazanit”, tha një palestinez tjetër.

Në Jemen po ashtu, kremtimet e Fiter Bajramit u errësuan nga tragjedia e Gazës.

“Nuk ka gëzim për Jemenin dhe për arabët përsa kohë Gaza është pllakosur nga katastrofa. Ne nuk e konsiderojmë këtë një bajram gëzimi, por më shumë një ditë të trishtë për vëllezërit tanë palestinezë në Gaza”, tha një banor tjetër.

Në mesin e konfliktit, mjaft palestinezë iu drejtuan xhamisë Al Aksa në Jerzalem, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit për të shënuar fundin e muajit të Ramazanit. Situata e Gazës nuk eklipsoi sakaq festimet në Stamboll, ku me qindra besimtarë u mblodhën përpara Hagia Sofisë për të mirëpritur Bajramin e Madh. Xhamia e madhe e Mekës gëlonte po ashtu nga njerëzit, në Pakistan turmat vërshuan në xhaminë e epokës Mugale Badshahi të qytetit Lahore, në Kabul të Afganistanit masat e sigurisë ishin ashpërsuar me qeverinë talebane që kishte ngritur pika kontrolli shtesë, ndërsa në Indonezi nuk munguan festimet në rrugë e fishekzjarret.

Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam./TCH

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara