
Institucionet e sigurisë janë në angazhim shtesë pasi që ISIS ka publikuar kërcënime ndaj stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet e Champions Leagues
Ministrat përkatës në Francë dhe Spanjë kanë konfirmuar se kanë ngritur masat e sigurisë.
Një medium pro ISIS’it ka publikuar disa fotografi të stadiumeve në të cilat po zhvillohen çerek finalet përkatësisht në ditët e martë dhe të mërkurë, raporton BBC.
Uefa tha se është në dijeni të kërcënimeve megjithatë ka thënë se ndeshjet në Madrid, Paris dhe Londër do të zhvillohen ashtu siç janë planifikuar.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin ka thënë se do të vendosin masa të konsiderueshme të sigurisë në vendin dhe zonën ku do të ndeshen PSG dhe Barcelona në Paris të mërkurën.
