
Lideri kinez Xi Jinping u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov të martën në shenjë të mbështetjes bilaterale në sikron kundër Perëndimit teksa lufta në Ukrainë vazhdon
Sipas mediave ruse, Lavrov ka thënë para Xi Jingpin se Rusia shpreh konsideratën dhe admirimin më të lartë për arritjet kineze dekadën e fundit nën lidershipin e tij.
Ai shtoi se janë sinqerisht të kënaqur me këto suksese pasi sipas tij këto janë suksese të miqve ndërsa pretendoi se bota nuk e ndanë këtë mendim dhe mundohet ta ndaloj zhvillimin e Kinës ashtu si të Rusisë, raporton The Associated Press. Izolimi ekonomik dhe diplomatik i Rusisë e ka bërë atë gjithnjë më të varur ndaj Kinës që dikur e kishte rival për lidershipin global komunist gjatë Luftës së Ftohtë megjithatë dekadat e fundit dy vendet janë lidhur thellësisht në politikat e jashtme ndërsa gjithashtu kanë mbajtur stërvitje të përbashkët ushtarake.
