www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Babai keqpërdori fëmijët për lëmoshë, paratë i shpenzonte në kazino

Posted on April 9, 2024April 9, 2024 by User User1

Prokuroria kërkon arrestimin e një babai nga Çashka, sepse ai përveç se i ka braktisur fëmijët e tij, i ka keqpërdorur ata për përfitime financiare dhe i ka detyruar të bëhen lypsarë, që pastaj paratë t’i harxhoj në kazino. Prokuroria Themelore Publike e Velesi ka sjellë urdhër për realizim të procedurës hetimore kundër një personi nga fshati Izvor të komunës së Çashkës për dy vepra penale- Braktisje dhe keqtrajtim i fëmijëve, nga neni 201, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Prokuroria Themelore Publike
“Ekziston dyshim i bazuar se në periudhën kohore nga viti 2021 deri më 03.04.2024, babai i dyshuar duke neglizhuar obligimin e tij si prind për kujdes dhe edukim, ai i ka braktisur krejtësisht dy fëmijët e tij dhe nga keqpërdorimi i tyre për interesa financiare, i ka detyruar të bëhen lypsarë. Ai i ka dërguar fëmijët në lokacione të ndryshme në Shkup dhe Veles, i ka detyruar të kërkojnë para dhe më pas mjetet financiare u’a ka marrë dhe i ka harxhuar në kazino”.

Po ashtu bëjnë me dije se Prokurori Publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Veles ka dorëzuar propozim për caktim të masës së arrestit për personin e dyshuar, sepse siç thonë ekziston rrezik që të arratiset, ta përsëris veprën penale ose të ndikoj te fëmijët.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara