www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Balanceri është në shpirtin dhe në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe do të jemi gardian të frymës së marrëveshjes së fundit, deri në atomin e fundit të qenies tonë

Posted on April 9, 2024April 9, 2024 by User User1

Kandidati për president Osmabi, sot në debatin në Qarshin e Shkupit u zotua se maksimalisht do e përkrah Marrëveshjen e Ohrit dhe Balancerin.

Autorët dhe ekspertët më të mëdhenj botëror, konstatojnë se në demokracitë multietnike, nuk mund të funksionojë demokracia e shumicës ose demokracia klasike liberale, por duhet mekanizma mbrojtës për komunitetet nga dominimi shumicës. Qeveritë në demokraci multietnike nuk janë të shumicës por janë koalicione të komuniteteve, duhet të parashihen instrumente te veto-s ose të shumicës së dyfishtë dhe natyrisht përfaqësimin e drejt nëpër institucione dhe ndarjes proporcionale të buxhetit, varësisht prej realitetit demografik dhe nevojave të komunitetit.

Balanceri është në shpirtin dhe në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe debati për eliminim e balancerit është ofendmimi më i madh që mund t’u bëhet komuniteteve në vend dhe diversitetit të këtij vendi.Marrëveshja e Ohrit është sjellë me përpjekje dhe do të jemi gardian të frymës së marrëveshjes së fundit, deri në atomin e fundit të qenies tonë, dhe ky është zotimi im i radhës si President i vendit, për të mbrojtur demokracinë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara