
Kandidati për president Bujar Osmani, në Çarshi, ka organizuar debat me temë “Kushtetuta qytetare vs Kushtetua e Ohrit”. Osmani, tha se fillimisht idenë për kushtetutë qytetare e ka filluar Levica, më pas VMRO-DPMNE dhe tani edhe opozita shqiptare, me tezën se ndoshta është më mirë të hiqen komunitetet dhe të konceptohet si një kushtetutë civile, qytetare.
Bujar Osmani, tha se Marrëveshja e Ohrit e ka transformuar shteti nga demokraci e shumicës, ku kishte majorizim të plotë të një komuniteti ndaj komuniteteve tjera në demokraci konsensuale ku i ka të gjitha elementet, është çështja e votimit të dyfishtë, ose vetoja.
“Bile, bile pak e përmendim ne kemi edhe dhomën e dytë që ka qenë një alternativë kur është bë Marrëveshja e Ohrit, për shkak se pala shqiptare ka kërkuar që të kemi dhomë të dytë, komiteti për marrëdhënie etnike është dhoma e dytë për shkak se aty janë me paritet vetëm komuniteti shqiptarë dhe maqedonas, shtatë maqedonas dhe shtatë deputetë shqiptarë dhe janë pesë të tjerë. Që në një formë është një formë e një shteti bietnik”, tha Bujar Osmani
