www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski: Nuk kam diskriminuar asnjë qytetarë, të gjithë i kam ndihmuar

Posted on April 8, 2024April 8, 2024 by User User1

Kandidati për president nga LSDM Stevo Pendarovski mbrëmë në qytetin e Ohrit tha se e ka mbajtur premtimin e tij pasi që 10 vjet më parë kishte deklaruar se do të jetë president i të gjithëve. Pendarovski theksoi se nëse do ta rifitojë besimin e qytetarëve, në 5 vitet e ardhshme nuk do të punojë në ndarje në mes qytetarëve dhe në ndarjet mes maqedonasve dhe të tjerëve që jetojnë në vend. Ai premtoi se të gjithë një milion e tetëqind mijë banorët e vendit do t’i trajtojë si anëtarë të familjes së tij.
“Nuk ka asnjë qytetar në vend që mund të thotë se është diskriminuar nga unë sepse nuk është maqedonas, sepse është shqiptar, turk, vllah, rom, sërb, boshnjak apo çfarëdo qoftë. Nuk ka asnjë qytetar që mund të thotë se nuk i ka marrë të drejtat e tij ose nuk është pranuar nga unë e nuk më ka folur për problemet e tij sepse nuk është anëtar i LSDM-së, PRS-së apo nga cila do parti e koalicionit. Kush do që ka kërkuar ndihmë te unë, e kam ndëgjuar dhe aq sa i kisha mundësitë jam përpjekur t’i ndihmoja.”

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara