www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përse nuk duhet t’i pastroni syzet me bluzë?

Posted on April 8, 2024April 8, 2024 by User User1

Shumë prej jush mund të përdorin syze, qoftë për të parë afër apo larg. Shpesh herë, ju mund të jeni duke përdorur mjete të papërshtatshme gjatë pastrimit të tyre Në këtë artikull AgroWeb.org do t’ju njohë me disa hapa shumë të thjeshta, që duhet të ndiqni për t’i pastruar syzet në mënyrën e duhur.

Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë. Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre dëmtojnë lentet. Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.

Nëse vini re njolla yndyre te lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngshëm për larjen e enëve.Ju gjithashtu mund të përdorni solucion për pastrimin e dritareve. Por fillimisht sigurohuni që solucioni që po përdorni nuk përmban përbërës që mund të dëmtojnë lentet. Më pas duhet t’i shpëlani mirë dhe t’i thani me një leckë të pastër dhe të butë pambuku.

Mundohuni t’i pastroni ato nga jashtë brenda, për të parandaluar papastërtitë të futen midis kornizës dhe lenteve. Duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë e koronavirusit, okulistët gjithashtu rekomandojnë një pastrim të lehtë çdo ditë dhe një pastrim më të thellë javor të syzeve.

Për të siguruar që shikimi juaj të mbetet i qartë edhe kur vendosni një maskë kirurgjikale, ju duhet t’i vendosni syzet mbi maskë. Gjithashtu, ju mund të qepni një tel në pjesën e sipërme të maskës, në mënyrë që ai t’i përshtatet saktësisht formës së hundës tuaj dhe ajri i ngrohtë që nxirrni të mos kalojë lart dhe syzet të mos vishen nga avulli.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara