www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nëse nuk keni uri në mëngjes, ndoshta trupi po ju thotë diçka që nuk duhet ta injoroni

Posted on April 8, 2024April 8, 2024 by User User1

A e keni kapur ndonjëherë veten “mat” duke vrapuar për të dalë nga dera e shtëpisë, ndërkohë që përtypni kafshatat e ushqimit në mëngjes?

Por, ndodh edhe që stomaku nuk ju jep asnjë sinjal urie dhe ju rrini pa ngrënë deri pasdite kur ktheheni nga puna. Nëse anashkalimi i mëngjesit është kthyer në një rutinë për ju, sepse thjesht nuk jeni të uritur, ekspertët e shëndetit thonë se ndoshta ky është një problem që ka lidhje me shëndetin tuaj.

Shkaqet e shmangies së mëngjesit

Nutricionisti @VictorGenty hedh dritë mbi këtë dukuri, përmes një postimi në TikTok, ku shprehet se ankthi dhe stresi nuk dëmtojnë vetëm paqen tuaj mendore, por edhe urinë e mëngjesit. Nëse jeni të nevrikosur, oreksi kalon në plan të dytë për nga rëndësia, sidomos në mëngjes. Por, jo vetëm kaq! Dietat kufizuese apo rutina e çrregullt e të ngrënit në darkë vonë, mund të jenë sinjale që ju bëjnë të hiqni dorë nga ushqimi në mëngjes.

Shmangia e mëngjesit mund të duket si diçka normale, por ky zakon mund të kthehet në një rutinë kërcënuese për shëndetin. Pa karburantin dhe energjinë e ngrënies së mëngjesit, trupi juaj funksionon si “në ajër” gjatë ditës dhe kjo përkthehet në një rënie të energjisë dhe nerva të tendosura.

Përtej kësaj, nëse mendoni se do të humbni peshë duke hequr dorë nga vakti i mëngjesit, ju thjesht po “minoni” standardet e uljes së kilogramëve. Uria kthehet në mesditë dhe me shumë mundësi ju jeni gati të hani gjithçka që ju del para vetëm që të mbushni zbraztinë në stomak që vjen nga mosngrënia e mëngjesit.

Pra, keni një listë me arsye, nga ato të aspektit mendor tek ato fizike për të kuptuar rëndësinë e madhe që ka mëngjesi nësi ai konsumohet çdo ditë dhe në mënyrën e duhur!

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara