www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bisedimet në Kajro, Izraeli zvogëlon numrin e ushtarëve në jug të Gazës!

Posted on April 7, 2024April 7, 2024 by User User1

Ushtria izraelite tërhoqi të gjitha trupat tokësore nga jugu i Rripit të Gazës, përveç një brigade. Lajmin e njoftoi sot një zëdhënës, por nuk dha hollësi të tjera rreth çështjes. Nuk është e qartë nëse kjo tërheqje do të ndikojë në kërcënimet e vazhdueshme të Izraelit për të pushtuar qytetin Rafah në jug të enklavës palestineze. Një brigadë izraelite zakonisht përbëhet nga disa mijëra trupa.

Zyrtarët izraelitë thonë se synojnë ta pushtojnë Rafahun me qëllimin për të shkatërruar Hamasin, grupin e shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Hyri në muajin e shtatë lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Amerika dhe BE-ja. Luftimet kanë rrënuar Rripin e Gazës teksa bisedimet për një armëpushim e për lirimin e pengjeve pritet të rifillojnë në Kajro. Vazhdojnë të rriten kritikat e vazhdueshme ndërkombëtare ndaj qeverisë së Izraelit e kjo për shkak të fushatës së saj ushtarake. Për më tepër, qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu po përballet me protesta në shtëpi.

Marrëdhëniet e Izraelit me aleaten kryesore, Amerikën janë përkeqësuar. Lindja e Mesme i druhet një përgjigjeje të mundshme nga aleati i Hamasit, Irani, pas sulmit në Ambasadën iraniane në Siri javën e kaluar, për të cilin u fajësua Izraeli.

Izraeli është përballur me stuhi kritikash për vrasjen e shtatë punonjësve të grupit humanitar me bazë në Shtetet e Bashkuara, Kuzhina Qendrore Botërore. Sulmi ndodhi kur ata po shpërndanin ndihma në Gaza më 1 prill.

Presidenti Joe Biden kërkon “armëpushim të menjëhershëm” dhe paralajmëron se mbështetja amerikane për Izraelin varet nga mbrojtja e civilëve e përmirësimi i kushteve humanitare.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak kërkoi që “ky konflikt i tmerrshëm të marrë fund”. Lufta në Gaza nisi kur më 7 tetor 2023, pjesëtarët e grupit radikal palestinez, Hamas kryen një sulm të beftë në jug të Izraelit, duke vrarë 1.200 civilë e rrëmbyer 250 të tjerë.

Izraeli u përgjigj duke kryer sulmet ajrore dhe tokësore që për pasojë kanë çuar në vrasjen e më shumë se 33 mijë palestinezëve, sipas autoriteteve lokale në Rripin e Gazës. Luftimet kanë detyruar mbi 80% të popullsisë së Gazës të zhvendoset dhe qindra mijëra janë në prag urie, siç kanë theksuar Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara