
Të gjitha fuqitë botërore i rinovojnë armët e tyre me qëllim që të mos mbeten prapa dhe një nga këto fuqi janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ushtria amerikane ka nisur një provë me disa raketa të koordinuara për të testuar rrezen e tyre. Siç thotë Marina Amerikane dhe kontraktori më i madh i mbrojtjes së hapësirës ajrore, Lockheed Martin, ky demonstrim është “test historik”.
Katër raketat e testuara i përkasin kategorisë së raketave kundër anijeve me rreze të gjatë veprimi AGM-158C (LRASM), të projektuara për të fluturuar në kombinim dhe për të fundosur objektiva të paspecifikuara. Nga Pentagoni theksojnë se ushtria e tyre tani është në gjendje të thyejë mbrojtjen e armikut duke lëshuar këto raketa nga avionët luftarakë.
