www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Adelina Marku: Për mua, Bujari është fituesi legjitim në këtë garë!

Posted on April 7, 2024April 7, 2024 by User User1

Për mua, Bujari është fituesi legjitim në këtë garë! Dhe… çdo gjë nisi në Lodz, Poloni, kur të ulun në një dhomë të vogël takimesh bilaterale, ky njeri kish përballë një zonjë të fuqishme të shtetit më të fuqishëm në botë, e cila i tha: Bujar, ne jemi fuqishëm me ty! Ti vetëm duhet të dijsh se nga besimi jot në këtë punë që ke ndërmarrë, varet jeta e kësaj organizate! E madhe apo miq, mikesha!

“JEMI ME TY BUJAR!”

Ne që shkruajmë, shumë shpesh vetvihemi në dilemë nëse shkruajmë se duam të na lexojnë, ose shkruajmë se duam ndërgjegja jonë me na lexu! Shkruaj për me nderu ndërgjegjen teme, me i ra ma troç! Dhe shkruaj qëkur hormonet e mendjes nisën me më xiglit! Dhe jam nga ato që kam: shot (fort) a bullet in my leg! Këto shkrime, do ia dedikoj një njeriu i cili, në mendimin e botës së politikës shumëpalëshe botnore , arriti me impresionu veten – natyrshëm! Po, ajo botë e diplomacisë shumëpalëshe botnore i dha një legjitimitet MALESH punës dhe impenjimit të këtij njeriu që kish mar legjitimitetin nga votuesi i vet paraprakisht! Unë me shkrimet, do bëj punë marinbarletiani sepse besoj në atë që At Zef Pllumi e ka than e ne se kemi kuptu ende: Rrno vetëm për me tregue! Do shkruaj për lidershipin e këtij njeriu me këtë organizatë, sepse ajo që shkruhet, e bën historinë e shtetit të vogël ku jetojmë dhe fëmijët tanë duhet të dijnë për pjellën e pjellninë e vet! Mos ta mësojnë nga filmat e as interneti e as nga ata që na e kanë shkruar kur ne s’kemi pas kohë me shkrujt sepse jemi mbrojt nga indoktrinimi, spastrimi poashtu! Do shkruaj sepse nuk i lihet rastësisë vetja, njeriu me yll, prandaj kombi! Po ia le rastësisë, je i rastësishëm dhe harrohesh nga familja sa çel e mshel sytë! Nji cop bagle, do thoshte Babi! Do shkruaj sepse jam në moshë kur e vlerësoj kohën shumë fort, bëj dashni bre me kohën e mbett’ dhe nuk dua ajo të ikë pa jua rrëfye dlirimin nga një bashkëpunim mes dy njerëzve, të dy shqiptarë, të dy përfaqësues të një shteti, sistemi i të cilit kish dit me tregu kaq rezistencë harbute ndaj tyne përgjatë historisë së sovranit. Të dy nga tabore të ndryshme ideologjike, por që besojnë fuqishëm në punë të ndershme dhe përbashkimi! Masnej do shkruaj se si Bujari, si “Captain, o Captain”, por jo me elegjinë e Walter Whitman-it kësaj here , dijti me na mbajt si NJË TRUP, një ekip tw madh kulturash, gjuhësh e etnish të ndryshme, fort e me besim se bëjmë gjë të mirë për veten, fëmijët tanë dhe shtetin! Do shkruaj sepse lypset përtejvetja për tu shkëput nga debatet e kënetave – i quaj unë, sepse një popull që nuk sheh përtej pickimit të mushkojs s’kënetës, do i zhyt në kënetë edhe fëmijët e vet, duke iua ndal fluturimin e bletës!

Këtë cikël shkrimesh i/e nderum lexues do ia kushtoj një njeriu i cili bën garrë për President shteti sot, dhe ky është Bujar Osmani! Për mua, Bujari është fituesi legjitim në këtë garrë! Dhe… çdo gjë nisi në Lodz, Poloni, kur të ulun në një dhomë të vogël takimesh bilaterale, ky njeri kish përballë një zonjë të fuqishme të shtetit më të fuqishëm në botë, e cila i tha: Bujar, ne jemi fuqishëm me ty! Ti vetëm duhet të dijsh se nga besimi jot në këtë punë që ke ndërmarrë, varet jeta e kësaj organizate!

E madhe apo miq, mikesha!

(Adelina Marku është diplomate dhe opinioniste. )

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara