www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Paratë, shkaku kryesor i grindjeve mes çifteve

Posted on April 7, 2024April 7, 2024 by User User1

Menaxhimi i jetës së përditshme dhe paratë janë motive themelore për kriza në çift.

Cesare Rimini, avokat martesor, shpjegon rëndësinë e sferës ekonomike. “Për çështjet e parave flitet më pak se për të tjerat, e megjithatë ato janë një motiv i madh konflikti”, thotë ai.

Ja cilat janë situatat më të rrezikshme në sferën e parave: Kur njëri nga të dy shpenzon më shumë, kurse tjetri përpiqet të kursejë.

Kur të dy partnerët janë gjithnjë duke bërë llogaritë e shpenzimeve për t’i ndarë ato barabar.

Kur nuk ka qartësi në llogaritë bankare; për shembull, kur është një llogari e përbashkët ku bëhen hyrjet dhe ku të dy partnerët marrin për të bërë shpenzimet personale.

Nëse gruaja fiton më shumë, kjo mund të shkaktojë problem sidomos në mjediset social-kulturore ku burri është shtylla e familjes.

Marrëdhëniet e ndryshme me paratë mund të shkaktojnë ndarjen, sepse janë tregues të besimit reciprok.

Gjithashtu, janë edhe mjete lufte për pushtetin në çift, një nga shkaqet tipike për pështjellim. Përballë parave shpesh ngrenë krye pyetjet: “Sa vlej për ty?”, “Jam unë më i rëndësishëm apo paratë?”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara