www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Njësitet serbe pranë kufirit, ministri Maqedonci: Forca e Kosovës gati për çdo kërcënim

Posted on April 6, 2024April 6, 2024 by User User1

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mbetet e gatshme të përballet me çdo agresor, është shprehur ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, duke përmendur njësitë ushtarake serbe pranë kufirit.

Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve, Anadollu, z. Maqedonci deklaroi se 48 baza operative serbe ndodhen në afërsi të Kosovës.

FSK-ja ka aktualisht një personel prej rreth 4 mijë pjesëtarësh dhe organizimi i brendshëm po modernizohet teksa vendi ka ambicien strategjike që dikur të bëhet pjesë e NATO-s.

“Blerjet e armatimit janë të drejtuara në vendet e NATO-s. Ne nuk blejmë nga asnjë vend që nuk është pjesë e NATO-s. Kryesisht jemi fokusuar të bëjmë blerje nga vendet me të cilat kemi partneritet më të afërt, si SHBA, Turqia, Gjermania dhe vende të tjera,” theksoi ministri.

Nga viti 2021 deri në vitin 2023, qeveria e Kosovës kanë ndarë mbi 200 milionë euro për blerjen e armëve dhe pajisjeve të ndryshme në kuadër të transformimit të FSK-së në ushtri.

Në arsenalin luftarak janë edhe dronët Bajraktar TB2, të cilët vendi i bleu nga Turqia vitin e kaluar. Produkte turke nën zotërimin e Kosovës janë edhe disa raketa kundërtank dhe automjetet “Vuran” të armatosur me mortaja.

“Njësitë e veçanta që merren me drejtimin e Bajraktarëve TB2, zhvillojnë aktivitete të ndryshme me ta dhe me të vërtetë ne i shohim si asetet kyçe të FSK-së,” u shpreh ministri Maqedonci.

FSK-ja u themelua në vitin 2009 për të ofruar operacione për menaxhimin e krizave në Kosovë dhe përtej kufirit, ndërsa me ndryshimet ligjore të vitit 2018 ka filluar procesin e transformimit të saj në ushtri, i cili pritet të zgjasë 10 vjet. 

Lajmet e fundit…

  • Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit
  • Lajm i rëndësishë për adhuruesit e Formula 1
  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara