Njëmbëdhjetë nga pasagjerët e lënduar në aksidentin e djeshëm në Itali kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.
Nga ana tjetër, pasagjeri i dymbëdhjetë ndodhet në spitalin e Ankonës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje për shkak të plagëve të marra.
Ndërsa pasagjeri i 12-të, shtetasi ynë ndodhet në spitalin e Ankonës, ku sot do t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtime në këmbë dhe në krah. Ministria, përmes Ambasadës në Romë, mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ.
