www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksident i rëndë në Bolivi, kamioni përplaset kokë më kokë me autobusin, 14 viktima

Posted on April 5, 2024 by User User1

Një aksident i rëndë është regjistruar të enjten në Bolivi ku humbën jetën 14 persona. Më tej bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasi një autobus u përplas me një kamion në një rrugë rurale në jugperëndim të Bolivisë.

“Nëntë gra, katër burra dhe një fëmijë vdiqën,” tha zyrtari i policisë, Julio Larrea. Ai më tej shtoi se dy persona mbijetuan, shoferi i kamionit dhe pasagjeri i autobusit.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të ngarkuar që lidh qytetet Oruro dhe Potosi. Një kamion që transportonte kripë ka hyrë në trafikun përballë dhe është përplasur kokë më kokë me një autobus.

“Shkelja e korsisë ndarëse, shpejtësia e tepërt, si dhe mungesa e vëmendjes” kanë qenë shkaqet e aksidentit, tha për televizionin Red Uno, zëdhënësja e policisë, Adette Cabrera, e cila ndodhej në vendngjarje.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara