www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Javën e kaluar janë regjistruar 163 raste të reja me grip dhe sëmundje të ngjashme, më së shumti në Gostivar

Posted on April 4, 2024April 4, 2024 by User User1

 Në javën e 13-të të vitit 2024 – nga 25 deri më 31 mars, në vend janë raportuar 163 raste të raportimeve grupore të personave me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin, që paraqet 38,5 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar, sipas të dhënave nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Sa i përket moshës, 111 persona janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç, 31 fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç, 12 persona mbi moshën 65 vjeç dhe nëntë fëmijë të regjistruar nën moshën katër vjeç.

“Incidenca më e lartë është regjistruar te fëmijët e moshës pesë deri në 14 vjeç. Të sëmurë janë raportuar nga 17 QSHP -NJR, në Gostivar – 35, Negotinë – 25, në Shkup dhe në Manastir – 22, ndërsa në pjesën tjetër numri i të raportuarve është i barabartë ose më pak se njëzet. Në 15 njësitë raportuese që kanë raportuar raste gjatë kësaj jave, është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit në Gostivar, aktivitet sezonal dhe aktivitet mesatar në Negotinë,”, theksojnë nga ISHP.

Në sezonin 2023/2024, numri i përgjithshëm i rasteve me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin është 14.490, që krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur për 41.8 për qind, ndërsa krahasuar me modelin e 13 sezoneve të fundit ka një rënie prej 30,6 për qind.

“Në sezonin e gripit deri më tani janë regjistruar 14 persona të vdekur të lidhur me grip. Shtatë persona nga Shkupi, dy nga Shtipi dhe nga një nga Velesi, Kumanova, Negotino, Gostivari dhe Demir Hisar. Shtatë nga grupmosha e personave nga 15 deri në 64 vjeç dhe shtatë nga grupmosha e personave mbi 65 vjeç, të gjithë të shtruar në spital, 12 me sëmundje shoqëruese dhe të gjithë të pavaksinuar kundër gripit sezonal”, sqarojnë nga Instituti.

Deri në javën e 13-të të vitit 2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithsej 61.823 persona janë vaksinuar me një vaksinë falas ose komerciale kundër gripit. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara