
Pas bllokimit 48 orësh, sot u hapën të gjitha pikat kufitare të Greqisë, pas përfundimit të grevës së doganierëve grek
Pa dy ditë mbyllje të kufijve nga sot, mjetet e vogla, autobusët, taksitë apo kamionët e mallrave nuk do të përballen me asnjë pengesë në kufi dhe do të nisë qarkullimi normal i automjeteve.
Duhet theksuar se kalimi në pikat kufitare ishte i mundur vetëm për rastet emergjente dhe qytetarët të cilët kaluan në këmbë.
Për shkak se grevës së doganierëve grekë, pikat kufitare të Greqisë u ‘paralizuan’ për qarkullimin e mjeteve. Doganierët protestuan për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.
Ndryshe, edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kishte bërë të ditur se nga data 2 prill deri me datën 4 prill 2024 në ora 06:00, të mëngjesit kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur.
