www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kroacia miraton ligjin, kush braktis kafshët shkon në burg

Posted on April 3, 2024 by User User1

Kroacia ka miratiar një ligj të ri, duke rritur dënimet për braktisjen e kafshëve shtëpiake dhe për mizorinë ndaj tyre. Me vendimin e ri dëndohen me dy vite burg personat të cilët braktisin kafshët dhe shkaktohet ngordhja e tyre, ose nëse braktiset një numër i madh kafshësh.

Ndërkohë dënimet për krimin e vrasjes dhe torturimit të kafshëve rriten nga dy vjet në tre vjet burg nëse krimet kryhen me qëllim përfitimi.  Abuzuesit dhe vrasësit e kafshëve tani mund të ndalohen të blejnë ose mbajnë kafshë për një periudhë prej një deri në pesë vjet.

Ndryshimet vijnë pasi aktivistët kroatë të mirëqenies së kafshëve lobuan në Ministrinë e Drejtësisë për të ndryshuar kodin penal,shkruajnë mediat e huaja. Ivana Crnoja, një nga themelueset e shoqatës Pobjede (Fitoret), e cila drejton Azilin e Osijekut, një strehë për qentë e braktisur pranë Osijekut në Kroacinë lindore, tha se shpreson se ligji i ri do të ndryshojë ndërgjegjësimin shoqëror.

Qytetarët nuk do të duhet të presin më për të parë nëse inspektimi veterinar do t’i përgjigjet një denoncimi për braktisje, por mund të denoncojnë menjëherë në polici këdo që braktis një kafshë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara