www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kokaina e fshehur në oriz/ Tre shqiptarë arrestohen me tetë kg drogë. Policia zbuloi lëndën narkotike pasi…

Posted on April 2, 2024 by User User1

Tre shqiptarë u arrestuan për trafik droge nga Karabinierët e Cles, në Trentino, natën mes të dielës dhe të hënës, ndërsa u sekuestruan 9 kg drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, gati për t’u shpërndarë në Val di Non dhe në luginat e Noces.

Në kontrollin e Audi-t, drejtuesit të mjetit iu gjetën dy doza kokainë, një pistoletë dhe një thikë, kjo e fundit e fshehur në kroskotin e mjetit. Pas arrestimit të njërit prej të rinjve, policia ka shkuar në shtëpinë e tij për të zgjeruar kontrollet.

Pasi kanë mbërritur pranë derës së godinës, kanë vënë re dy persona të tjerë të cilët në shikimin e policisë kanë fshehur diçka nën një makinë të parkuar dhe më pas kanë tentuar të arratisen, por u bllokuan menjëherë.

Në një qese, forcat e rendit t gjetën rreth 8 kilogramë e gjysmë hashash, të ndara në tetë pako secila. Më pas, me hyrjen në banesë, u zbulua një laborator i vërtetë ku përgatiteshin dozat që do të shpërndaheshin.Në fakt, ushtarët gjetën sasi të tjera kanabis dhe gati gjysmë kile kokainë e fshehur në një kavanoz plot me oriz. Gjithashtu u sekuestrua një shkop teleskopik i fshehur në furgonin e tij nga njëri prej të arrestuarve. Të tre u prangosën dhe u dërguan në burgun e Trentos.

Lajmet e fundit…

  • Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit
  • Lajm i rëndësishë për adhuruesit e Formula 1
  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara