www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Posted on April 2, 2024April 2, 2024 by User User1

Të etur për pushtet, VMRO-DPMNE në vazhdimësi po sfidon bashkëjetesën dhe tolerancën ndëretnike, duke shkaktuar huti në opinion se pikërisht ajo na qenka partia që mund të vendos se cila parti shqiptare është e denjë për partneritet qeverisës.

Në një deklaratë për media, nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski, tha se “Bashkëpunimi ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së pas zgjedhjeve është i pamundur”.

I bëjmë me dije VMRO-së dhe derivateve të saj te opozita shqiptare se qytetarët janë partnerë kryesor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pikërisht qytetarët vendosin se kush do të udhëheq Qeverinë në mandatin e ardhshëm.

Në mungesë të ofertës për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët dhe të frikësuar se fitorja e thellë e presidentit në ardhje – Bujar Osmani dhe e Frontit Europian, VMRO dhe opozita shqiptare po vazhdojnë me fjalorin e pistë zgjedhor, duke dashur të minimizojnë çdo ndryshim që i ka ndodhur vendit dhe qytetarëve.

Fronti Europian është koalicion serioz, me përgjegjësi të madhe që për detyrë kryesore e ka trasimin e rrugës europiane të shtetit dhe jo lojërat me fjalë që, për pikë politike, e vënë në pikëpyetje të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të saj.

Njëkohësisht, i bëjmë thirrje opozitës maqedone dhe asaj shqiptare, se BDI – më 8 maj do të jetë në pozitë të zgjedh partnerin qeverisës dhe jo VMRO, pasi Fronti Europian do të kalojë +20 deputetë.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara