www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski: Jam i zhgënjyer nga BE-ja dhe disa vende evropiane!

Posted on April 1, 2024 by User User1

Presidenti aktual Stevo Pendarovski, gjatë një interviste për RTL – Kroaci ka theksuar se në Maqedoninë e Veriut bie mbështetja për BE-në, siç tha, për shkak të pritjeve tashmë 20-vjecare për anëtarësim në Union.

“Në mënyrë drastike bie mbështetja. Në dy vitet e fundit kjo mbështetje është përgjysmuar. Ne gjithmonë kemi qenë me përqindje të larta, deri në 90% për hyrje në BE. Tani, kur t`i pyesni maqedonasit, nëse Maqedonia duhet të bëhet anëtare e BE-së me këto kushte, Bullgarët të futen në Kushtetutë, 80% do të thonë JO”, tha Stevo Pendarovski.

Në intervistën për median kroate, Pendarovski është shprehur I zhgënjyer nga disa krerë të BE-së dhe nga disa Presidentë të shteteve evropiane.

“Nuk do të doja t`i emëroj, nuk më ngjan si President i vendit, por prisja më shumë nga ana e vendeve të fuqishme të BE-së, për ta bindur Bullgarinë se mund të lejojë të shkojmë drejt BE-së, pa ato kushte. Këtë askush nuk mund ta besojë në Maqedoni”, tha Pendarovski

Sipas Pendarovskit, opozita në vend e cila bëri tentativa për të fituar pikë politike me këtë kontest, arriti që ta bëjë cështje politike kryesore parazgjedhore dhe sipas tij vendi tani është i vetbllokuar për shkak se nuk arriti t`i miartjë ndryshimet kushtetuese për të cilët duhen 2/3 e votave të Kuvendit.

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara