www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nesër skadon afati për dorëzimin e listave për deputetë në KSHZ

Posted on April 1, 2024April 1, 2024 by User User1

Ka përfunduar procesi për promovimin e listave të kandidatëve për deputetë nga pjesëmarrësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 8 maj. Sipas orarit për përgatitjen e zgjedhjeve, afati për dorëzimin e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve skadon më 2 prill në mesnatë.Fundjavën e kaluar LSDM dhe Koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI dhe Lëvizja “ZNAM” “Për Maqedoninë tonë” kanë promovuar listat për deputetë. 

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tashmë janë qartësuar pesë koalicione dhe dy parti që do të shkojnë të pavarura.

Bëhet fjalë për “Frontin Evropian” të udhëhequr nga BDI, VLEN të udhëhequr nga opozita shqiptare, koalicionin për “Ardhmërinë Evropiane” të udhëhequr nga LSDM-ja, koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, koalicioni “Me guxim për Maqedoninë” i udhëhequr nga GROM.

Sipas njoftimeve të deritanishme, ZNAM – “Për Maqedoninë tonë” dhe partia “E Majta” garojnë të pavarura në zgjedhje.

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara