www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Edon Zhegrova shënjestrohet nga Real Madridi

Posted on March 31, 2024March 31, 2024 by User User1

Sezoni mbresëlënës që Edon Zhegrova po e kalon me Lille, duket se nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga gjiganti i futbollit, Real Madridi.

Madje, sipas raportimeve nga Spanja, Zhegrova është një emër që mund të jetë befasia e merkatos së verës te klubi nga Madridi.

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, është i vendosur të mos kursejë asgjë në afatin e verësi, pasi synon të riafirmojë fuqinë e skuadrës në La Liga dhe Evropë.

Yje si Kylian Mbappe dhe Alphonso Davies, zënë pozitat kryesore në listën e transferimeve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, sipas “MasFichajes”, “Los Blancos” kanë vënë sytë edhe te Zhegrova, për të cilin mediumi spanjoll shkroi se është “zbulimi i Ligue 1”.

Ndonëse nuk është prioriteti numër një, 25-vjeçari falë performancave që ka shfaqur thuhet se ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve teknikë të Real Madridit, të cilët shohin tek ai një talent me një të ardhme të madhe përpara.

Bazuar në “Transfermarkt”, Zhegrova në treg vlerësohet me 15 milionë euro.

Mediumi spanjoll tutje në raport nuk e përjashtoi mundësinë që Real Madridi të mendojë seriozisht transferimin e yllit kosovar, duke shkruar: “Edon Zhegrova nuk është një opsion i lirë. Sidoqoftë, mosha, projeksioni dhe aftësia e tij për të çekuilibruar në sulm mund ta bëjnë Real Madridin të konsiderojë seriozisht nënshkrimin e tij. Real Madridi po përgatitet për një merkato të ëndrrave në verë, me yje të mëdhenj në horizont dhe një strategji ambicioze për të rifituar dominimin në futbollin evropian. Por, ndër emrat e shndritshëm, Edon Zhegrova po shfaqet si një blerje e mundshme që mund të sjellë freski dhe thellësi në sulmin. Talenti dhe mosha e tij e bëjnë atë një opsion tërheqës për një klub që kërkon gjithmonë përsosmëri. Vetëm koha do të tregojë nëse Zhegrova do të bëhet ‘galaktiku’ i radhës në Bernabeut”.

25-vjeçari ka regjistruar 39 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka shënuar 11 gola dhe ka shtuar 9 asistime.

Edon Zhegrova me Lillen ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /Gazeta Express/

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara