www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ambasadori Hill flet për formimin e Asociacionit: Mendoj se do të ndodhë, është i arsyeshëm

Posted on March 30, 2024March 30, 2024 by User User1

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit.

Ai ka thënë për gazetën serbe “Blic“, se “mendon se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ndodhë”, duke thënë se ky asociacion është shumë i arsyeshëm dhe një zgjidhje për të gjithë, përcjell Reporteri.net.

Tutje ambasadori Hill ka shtuar se procesi negociator është i vështirë.

“Mendoj se do të ndodhë, se Asociacioni i Komunave (me Shumicë, v.j.) Serbe është shumë i arsyeshëm – një zgjidhje për të gjithë. AKS-ja do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe vështirësive aktuale që ka komuniteti serb në Kosovë. Mendoj se AKS-ja është e nevojshme për të ardhmen e Serbisë, dhe mendoj për të ardhmen e Kosovës, kështu që besoj se do të ndodhë”.

“Është një proces negociues që është i vështirë. Shumë lëvizje luajnë rol në këtë, por mendoj se ajo që është thelbësore, e kam thënë tashmë shumë herë, është se është e rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë se cila do të jetë e ardhmja e tyre dhe cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre, dhe mendoj se AKS është mënyra më e mirë për ta arritur atë”, ka deklaruar ambasadori Hill.

Lajmet e fundit…

  • Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit
  • Lajm i rëndësishë për adhuruesit e Formula 1
  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara