Dje (02-gusht) në orën 04:20 minuta, zyrtarët policorë të Njësisë Policore-Galate kanë ndaluar personin I.S.(27) nga Republika e Sërbisë dhe L.V.(28) nga Republika e Ukrainës, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik në vendin tonë. Ata janë gjetur gjatë një kontroll aksioni në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit. Të njëjtat janë ndaluar komesariat për procedim të mëtejshëm.
……
Dje (02-gusht) në ora 13:50 në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të stacionit të pagesave rrugore-Gostivar, zyrtarë policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personat M.T.(20) dhe Sh.Sh.(19), të dy nga Shkupi për arsye se gjatë kontrollit të kryer atyre iu gjet dhe konfiskuat marijuanë dhe një dërrmues. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.
……
Dje (02-gusht) në ora 22:00 në Gostivar, zyrtarë policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin SH.F.(34) nga Gostivari pasi që kishte qenë i raportuar nga bashkëshortja e tij 31-vjeçar se e ka sulmuar fiyikisht atë në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar. Sipas raportit, ai ka përdorur edhe mjete të ndryshme shtëpiake. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Dje (02-gusht) në ora 21:20 në DPB-Gostivar, 36-vjeçarja A.E. nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 19:50 në rrugën “Goce Dellçev”, pas një debati paraprak është sulmuar
fizikisht në banesën e saj nga fqinji i saj. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Dje (02-gusht) në ora 14:25 në Policinë e Gostivarit, E.N.(23) nga Zvicra me banim në Gostivar ka raportuar se rreth orës 12:30 në rrugën “JNA” për shkak të një keqkuptimi në komunikacion është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje (02-gusht) në ora 02:50 në Policinë e Zherovjanit, 31-vjeçarja nga Tetova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj A.Z. nga Çegrani i Gostivarit. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.
…….
Dje (02-gusht) në ora 00:55 në Policinë e Gostivarit, M.J.(21) nga Reçani i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 23:30 në rrugën “Zhivko Brajkovski”, për shkak të një keqkuptimi është sulmuar fizikisht nga personat J.J., A.B., B.Sh. dhe I.N., të gjithë nga Gostivari. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të vijojë procedimi përkatës.
……
Më datë 01.08.2023 në ora 23:00, një 26 vjeçar nga një fshat i Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se është mashtruar nga një punonjës i një agjencie turistike. Sipas raportit, më 18 maj 2023, ata ranë dakord me telefon që t’i rezervonin tre bileta avioni vajtje-ardhje për tre persona nga Argjentina, për të cilat ai i kishte paguar 2450 euro me një transfertë të shpejtë parash. Siç raportohet, personi nuk i ka siguruar biletat dhe nuk ka dashur t’i kthejë paratë për
rezervimin dhe ka kërkuar shtesë edhe 4000 euro të tjera. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje (02-gusht) në ora 09:30 në Sllatinë të Tetovës, zyrtarët policorë të Njësisë policore-Tearcë kanë privuar nga liria personin G.H.(31) nga Sllatina. Sipas raportit, me datë 31.07.2023 në një vendshitje makinash në Leshkë të Tetovës në pronësi të B.N.S.(37) nga Dobroshti i Tetovës, G.H. ka blerë njëveturë “Opel Astra” me targa të Tetovës, ka marrë veturën, por nuk ka pranuar t’i japë para ose t’ia kthejë automjetin.
Automjeti i është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Sot (03-gusht) në ora 07:20 në SPB-Tetovë, personi A.I.(57) nga Rogla e Tetovës, i cili ndodhet në punë të përkohshme në Republikën e Kroacisë, ka raportuar se rreth orës 03:20 minuta ka vajza e tij A.I.(20) nga Kroacia, me vendbanim në Rogle, e cila ishte së bashku me kushërinjtë e saj në Tetovë, është larguar prej tyre dhe nuk ka mundur të kontaktojë me të. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e të zhdukurës.
…..
Dje (02-gusht) në ora 15:10 është raportuar se në rrugën rajonale nga fshati Negotinë e Gostivarit, e cila të çon në autostradë, automjeti i pasagjerëve “Fiat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një i mitur nga Senokosi, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjer i mitur nga vetura, ndërsa lëndime fizike kanë pësuar shoferi dhe një pasagjer tjetër i mitur, të konstatuara në Spitalin e
Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Gostivar./shqipmedia