www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tragjike: Humb jetën një 18-vjeçare pasi bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Posted on August 3, 2023August 3, 2023 by User User1

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku një vajzë 18-vjeçare ka rënë nga një objekt dhe për pasojë ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali. 

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, teksa rastin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia. 

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme. 

Motivet dhe rrethanat e këtij akoma nuk dihen, por që Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij rasti të rëndë.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti. 

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete. 

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, ka njoftuar Policia për Sinjalin./gazetasinjali

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara