www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bytyqi: Në disa sektorë do të aplikohet shtatë orë punë në ditë

Posted on March 28, 2024March 28, 2024 by User User1

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se në programin e LSDM-së për zgjedhjet parlamentare do të ketë ofertë për shtatë orë punë në ditë në sektorë të caktuar.

“Analizat janë drejt fundit dhe duhet të përfundojnë. Ne do të vendosim një javë pune prej shtatë orësh në ditë. Ose në vend të një jave pune 40-orëshe do të jetë 35 orë në sektorë të caktuar”, tha Bytyqi.

Njëkohësisht, zv. kryeministri thotë se punëtorëve nuk do të lejohet tu ulen pagat. Kështu, sipas Bytyqit, do të hapen vende pune shtesë dhe do të rritet produktiviteti i punëtorëve.

“Kjo bëhet për një sërë arsyesh, për shkak të cilësisë së jetës dhe kohës së lirë për familjen. Edhe në vitin 2020 as që e besonin se e diela do të ishte ditë jo pune dhe tani askush nuk flet për këtë, sepse është pranuar si normale”, shtoi Bytyqi.

Bytyqi tha se kjo kohë pune do të aplikohet fillimisht për tre sektorë, pa përmendur se cilët, por shtoi se kjo kohë pune në këto aktivitete tashmë është futur në disa vende të BE-së./Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara