www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Parashikimi i motit për diten e sotme

Posted on March 28, 2024March 28, 2024 by User User1

Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, lokalisht të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave të rralla. Pasdite vranësirat do të ulen dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende erë e fuqishme  (60 km/h) nga drejtimi jugperëndimor, njoftoi DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 16 deri 23 gradë.

Në Shkup paradite mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, në disa pjesë të luginave me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Pasdite vranësirat do të ulen dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginave erë e fuqishme e përkohshme nga drejtimi jugperëndimor. 

Temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë.

Nga e premtja vijon periudhë e motit të qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë me rritje të temperaturës.

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara