www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E rëndë në SHBA, i riu vret me thikë 4 persona dhe plagos 5 të tjerë

Posted on March 28, 2024March 28, 2024 by User User1

Një tragjedi ka ndodhur në Illinois të SHBA-së pasditen e të mërkurës, kur një i ri hyri në një shtëpi dhe goditi për vdekje me thikë katër persona, ndoshta anëtarë të së njëjtës familje.

Sipas policisë në Rockford, pesë persona të tjerë u plagosën nga sulmi, njëri prej tyre në gjendje kritike. Viktimat janë një vajzë 15-vjeçare, një grua 63-vjeçare, një burrë 49-vjeçar dhe një burrë 22-vjeçar.

Policia ka arrestuar si të dyshuar një 22-vjeçar dhe është duke e marrë në pyetje, ndërsa ende nuk dihet motivi i sulmit.

Sherifi i shtetit tha se një grua e re me plagë me thikë në duar dhe fytyrë u shtrua në spital dhe u intubua.

Një burrë tjetër pësoi plagë më pak të rënda me thikë pasi u përpoq të ndërhynte për të ndihmuar gruan.

Shefi i policisë së Rockford, Carla Read tha se jo të gjitha viktimat ishin plagosur me thikë, por shtoi se asnjë nuk kishte pësuar plagë me armë zjarri.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara