www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Hezbollahu sulmon me raketa veriun e Izraelit, vritet një 25-vjeçar

Posted on March 27, 2024March 27, 2024 by User User1

Rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izraelit mëngjesin e 27 marsit, tha ushtria izraelite.

Grupi militant, Hezbollah, mori përsipër lëshimin e raketave dhe tha se ky veprim ishte në përgjigje të një sulmi ajror izraelit gjatë natës ndaj një qendër mjekësore, të lidhur me këtë grup, në jug të Libanit, kur u vranë shtatë anëtarë të Hezbollahut.

Grupi militant libanez, Hezbollah, nisi sulmet raketore drejt Izraelit një ditë pasi nisi lufta midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë më 7 tetor.

Që atëherë, Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore, kryesisht në zonën përgjatë kufirit Liban-Izrael, përderisa ndërmjetësit ndërkombëtarë po tentojnë të parandalojnë një luftë në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sulmet me raketa të Hezbollahut u kryen në qytetin verior izraelit të Kirjat Shmona dhe ndaj një baze ushtarake që ndodhen në këtë qytet.

Ekipet e shpëtimit në Izrael thanë se një 25-vjeçar u vra nga sulmet e Hezbollahut, ndërkaq një person është plagosur.

Që kur ka shpërthyer dhuna mes Hezbollahut dhe Izraelit, nga luftimet janë vrarë nëntë civilë dhe 11 ushtarë në Izrael. Ndërkaq, pothuajse 240 luftëtarë të Hezbollahut dhe afër 40 civilë janë vrarë në Liban./ REL

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara