www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rritja e çmimit të naftës, SHBA thirrje Kievit: Mos godisni më rafineritë ruse!

Posted on March 27, 2024 by User User1

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Ukrainës të ndalojë sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike ruse me argumentin se goditje të tillë mund të rezultojnë në një rritje të çmimeve globale të naftës dhe të nxisin Moskën të hakmerret.

Paralajmërimet e përsëritura nga Washingtoni i janë përcjellë zyrtarëve të lartë të SBU, shërbimit të sigurimit shtetëror të Ukrainës dhe drejtorisë së saj të inteligjencës ushtarake të njohur si GUR, shkruan Financial Times. Që nga fillimi i pushtimit rus, këto dy shërbime të inteligjencës ukrainase kanë zgjeruar vazhdimisht programet e tyre të dronëve për të përfshirë objektivat ruse në tokë, det dhe në ajër.

Media e njohur citon një zyrtar identiteti i të cilit nuk bëhet publik të pohojë se SHBA është gjithmonë e më e shqetësuar nga sulmet ukrainase me dronë të cilat shënjestrojnë rafineritë e naftës, terminalet e depot anembanë Rusisë, duke dëmtuar kapacitetin e saj prodhues.

Pak ditë më parë, Ukraina i sulmoi rajonet ruse me 35 dronë, duke shkaktuar zjarr në një rafineri nafte, e vuri në shënjestër Moskën dhe shkaktoi pengesa në furnizim me energji elektrike në disa zona kufitare. Rusia mbetet një prej eksportuesve kryesorë të naftës në botë, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura nga perëndimi për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara