www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Partia e turqve i bashkëngjitet Frontit Europian

Posted on March 27, 2024March 27, 2024 by User User1

Frontit Europian sot ju bashkëngjit edhe Partia Demokratike Turke (TDP). Marrëveshja u nënshkrua në mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz.

Ahmeti tha se me marrëveshjen e Ohrit të gjithë komunitetet kanë fituar të drejtat e tyre. Ahmeti përmendi komunën e Kërçovës në të cilën gjuhë zyrtare krahas maqedonase dhe shqipes është edhe gjuha e turke.

Kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz tha se kjo është një ditë historike për shkak se nënshkruam një marrëveshje e cila do të jetë në të mirë të vendit dhe për një shoqëri më të zhvilluar.

Iljaz tha se qëllimi i themelimit të Frontit Evropian është integrimi i plotë i vendit në BE.

Kujtojmë se Frontit Evropian më herët ju bashkëngjiten edhe partitë BDI, PDSH, LP, PDE dhe TDP.

Frontit Europian sipas njoftimeve pritet t’i bashkëngjitet edhe partia rome e Kurto Dudush dhe ASH krahu i Selës./Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara