www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

KSHZ-ja hodhi shortin për shpërndarjen e lokacioneve të panove reklamuese dhe bilbordeve për zgjedhjet

Posted on March 27, 2024March 27, 2024 by User User1

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka pranuar kërkesat për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në vend të parashtruara nga Organizata ndërkombëtare për sistemet zgjedhore IFES dhe Misionin vëzhgues të OSBE-së. Anëtarët e KSHZ-së në seancë konstatuan se për kërkesën e IFES dhe OSBE-së janë plotësuar kushtet konform Kodit zgjedhor.

KSHZ-ja në seancë hodhi shortin për shpërndarjen e lokacioneve të panove reklamuese dhe bilbordeve në bazë të nenit 78 a të Kodit zgjedhor për partitë në pushtet, në opozitë, pa grup parlamentar dhe për partitë joparlamentare.

Në seancë u pranuan kërkesat për përjashtimin e personave nga angazhimi në komisionet komunale zgjedhore të cilët kanë paraqitur arsyetim me dokumentacion përkatës, ose në emër të tyre atë e kanë kërkuar  institucione dhe bëri zgjedhjen e personave të tjerë për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve komunale zgjedhore.

Seanca do të vazhdojë në orën 13:30 me diskutimin mbi udhëzimet e propozuara për përcaktimin e identitetit të votuesit. Në rend dite janë edhe udhëzimet e propozuara për mënyrën dhe procedurën e ruajtjes, përpunimit dhe fshirjes së të dhënave të gjurmëve të gishtërinjve nga lista elektronike zgjedhore, propozim i udhëzimit për mënyrën e emërimit të anëtarëve të këshillave zgjedhore me propozim të partive politike për zgjedhjet për kryetar dhe deputetë, ndryshim të regjistrit të transmetuesve dhe mediave të shkruara për zgjedhjen e kryetarit dhe deputetëve dhe pika të tjera. 

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara