www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjykimi për “Organizatorët e 27 prillit” shtyhet për më 30 prill

Posted on March 26, 2024March 26, 2024 by User User1

Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot është shtyrë për më 30 prill të këtij viti.

Në fillim të seancës së sotme, gjyqtari Ilija Tërpkov njoftoi se anëtarja e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarja Diana Gruevska, zyrtarisht mungon dhe seanca është shtyrë për më 30 prill.

Seanca e sotme është e para në Gjykatën e Shkallës së Parë, pasi që dje Gjykata Supreme nuk e pranoi iniciativën e avokatit të të akuzuarit Vladimir Atanasovski për të vendosur nëse amnistia për sulmin në Kuvend do të zbatohet në rastin e organizatorëve të 27 prillit.

Tani i takon Këshillit Gjyqësor që të vendosë për rastin në rrjedhën e procedurës pas kërkesës së avokatëve mbrojtës për zbatimin e Ligjit për amnisti në ngjarjet e 27 prillit.

Të akuzuar në këtë rast janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat për transport dhe lidhje dhe arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e hoqi aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish ministrat Janakieski dhe Ristovski me 6 vjet e tre muaj burg, ndërsa ish drejtori i DSK-së Atanasovski u dënua me gjashtë vjet burg dhe lëndën e ktheu në rigjykim.

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva. 

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara