www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vrasja e mjekut në Shkup, merren në pyetje mbi 15 persona

Posted on March 26, 2024March 26, 2024 by User User1

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se hetimet për vrasjen e mjekut Aco Trpovski janë në fazë të avancuar.

Hetuesit e krimeve të rënda shqyrtuan më shumë se 40 video inçizime të sigurisë dhe kanë marrë në pyetje më shumë se 15 persona në përpjekje për të identifikuar vrasësin.

Gjithashtu janë analizuar provat e mbledhura nga ekspertiza në vendin e ngjarjes.

“Janë shikuar incizimet e më shumë se 40 kamerave duke përfshirë edhe ato të “qytetit të sigurt”. Biseda zyrtare janë realizuar me më shumë se 15 persona. Në veturën në fjalë është duke u kryer përpunim shtesë kriminalistik dhe teknik. Listat e numrave të telefonit janë dhënë dhe analizuar. Hetimi është në një fazë të avancuar”, thonë nga MPB.

Ndërkohë Oda e Mjekëve ka dënuar vrasjen e kolegut të tyre, nga ku thonë se asnjë punonjës shëndetësor nuk duhet të ndihet i pasigurt në vendin e tij të punës. Ata kërkuan nga institucionet kompetente që ta zbardhin këtë rast në tërësi.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara