www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Macron: Largimi i palestinezëve me forcë nga Rafah do të jetë “krim lufte”

Posted on March 25, 2024March 25, 2024 by User User1

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se largimi i palestinezëve me forcë nga qyteti Rafah do të jetë “krim lufte”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se presidenti francez Macron zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke vënë në dukje se planifikojnë të paraqesin projekt-ligj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për sigurimin e “armëpushimit urgjent dhe të përhershëm” në Gaza, Macron tha se mendon se largimi i palestinezëve me forcë nga Rafah “do të përbëjë krim lufte” në kuadër të ligjit ndërkombëtar.

Macron bëri thirrje për hapjen “urgjente” të të gjitha pikave të kalimit në mënyrë që ndihmat humanitare të arrijnë në Gaza. Ai tha se “dënojnë ashpër” vendimin e Izraelit për konfiskimin e një toke prej 8 mijë dynymësh në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara