www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tulipani shqiptar, mes pasurive më të rralla botërore

Posted on March 25, 2024March 25, 2024 by User User1

Shqipëria ka thesare të çmuara që natyra i ka dhuruar për të mbetur e veçantë dhe të krenohet me pasuri të mrekullueshme që nuk gjenden askund në botë.

I tillë rasti i “Tulipa Albanica”, i cili sipas  të dhënave prej qindra  e qindra vitesh rritet vetëm në Shqipëri, e së fundmi është zbuluar edhe në sytë e botës duke marrë trofenë që meriton për autenticitetin e tij.

FOTO: TOP CHANNEL

Gjendet në rajonin e Kukësit dhe është në gjendje të egër. Ka ngjyrë të kuqe të fortë karakterizuar nga nuancat e verdha në pjesën fundore të tij.

Tulipa Albanica, është një ndër llojet e rralla që i futet shkencës botërore të llojeve bimore. Për shkak të autenticitetit të saj kjo bimë e rrallë ka fituar statusin e mbrojtjes ndërkombëtare.

Veçantia e Tulipa Albanica  

Si zbulues i tij njihet Benik Hallaçi dhe më pas  Prof As. Dr. Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës me Prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit, të cilët vërtetuan me prova gjenetike dhe shkencore zbulimin e rrallë.

Analizat gjenetike të këtij tulipani janë kryer nga Prof. Sonja Siljak-Yakovlev e departamentit të Ekologjisë në Universitetin e Parisit.

“Rritet vetëm në Shqipëri. Në asnjë vend tjetër. Ka bërë bujë në të gjithë botën. Një bimë e re duhet të kalojë disa filtra që të regjistrohet në data-bazen ndërkombëtar të regjistrimit të bimëve. Ky hyri që javën e parë. Kishte shumë gjera që e veçonin dhe nuk linin vend për dyshim nëse ishte apo jo një gjë false” është shprehur profesor Shuka për mediat lidhur me zbulimin e tulipanit të rrallë shqiptar, shkruan po.al.

FOTO: INSTITUTE FOR ENVIRONMENTAL POLICY

Në botë, deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani i Kukësit renditet i 114-ti. Tulipani shqiptar emërtohet i tillë sepse rritet vetëm në afërsi të fshatit Surroj të Kukësit dhe përbën një lloj të ri endemik për Shqipërinë.

Që nga koha e zbulimit dhe deri sot është mbjellë dhe vijon të jetojë jo vetëm në zonën e Kukësit por edhe në Kopshtin Botanik të Kopenhagenit në Danimarkë, aty ku ndodhen të gjitha bimët e rralla në botë.

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara