www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kosova shënon 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Posted on March 24, 2024 by User User1

Njëzet e pesë vjet më parë, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

Fushata filloi pak ditë pasi që Beogradi refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e negociuar në Rambouillet për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me ambasadorë të vendeve të NATO-s bënë nderime te pllaka përkujtimore në qendër të Prishtinës, kushtuar ushtarëve të KFOR-it që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë.

“Njëzet e katër marsi ishte vërtet ditë e shpresës së madhe sepse për herë të parë, aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocodal i (Sllobodan) Millosheviçit dhe së bashku me shumë e shumë shtete të tjera partnere arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë”, tha presidentja Osmani.

Presidentja Osmani tha se Kosova shumë shpejt do të ulet në NATO përkrahë miqve të cilët i qëndruan pranë në momentet më të vështira dhe “do ta kthej këtë borgj duke ndihmuar në vendet e tjera”.

Në Kosovë 24 marsi vlerësohet si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit, ndërsa zyrtarët e Beogradit e cilësojnë Serbinë si viktimë të, siç thuhet, agresionit të NATO-s.

Për 78 ditë sa zgjati fushata ajore, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur.

Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit.

Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen perëndimore, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Kosova dhe Serbia për më shumë se një dekadë janë përfshirë në një proces bisedimesh të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, në kuadër të të cilit përfaqësuesit e të dyja vendeve u pajtuan vitin e kaluar të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara