www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Historia e fotos më të famshme të Princeshës Diana që u rikrijua edhe ‘The Crown’

Posted on March 23, 2024March 23, 2024 by User User1

Momenti i Princeshë Dianës e ulur në jaht me rroba banje duke vështruar horizontin blu, u kthye në një imazh ikonik.

Përpos imazhit, ai moment shërbeu edhe si burim inspirimi për disa skena të sezonit të gjashtë të ‘The Crown’.

Festa ku kaloi pushimet me familjen Al-Fayed ku morën pjesë edhe djemtë e saj, William dhe Harry do të ishte e fundit para tragjedisë me makinë në të cilën Diana humbi jetën në 1997. Diana kishte marrë pjesë në funeralin e mikut të saj Gianni Versace më 22 korrik në Milano, i cili u vra nga Andrew Cunanan në shtëpinë e tij.

FOTO: GETTY IMAGES

Më pas, Diana vizitoi Sarajevën, në Bosnjë, për të takuar të lënduar nga minat dhe për të marrë pjesë në fushata për ndërgjegjësim.

Ajo kishte miqësi me biznesmenin Mohamed Al-Fayed, ku edhe u takuan për herë të parë në një ndeshje polo.

Pas divorcit nga Charles dhe mbarimit të lidhjes së saj me kardiologun Hasnat Khan, Mohamed Al-Fayed e ftoi atë të bashkohet me të dhe familjen e tij në një udhëtim në St.Tropez në jug të Francës ku pikërisht aty në jaht u njoftua me Dodi Al Fayed dhe lidhja e tyre filloi.

Më 10 gusht, fotot e një puthjeje mes Lady Dianës dhe Dodit, të kapura nga paparacët në Sardenjë u publikuan në “Sunday Mirror”.

Megjithatë, në dokumentarin ‘Sex and Power’ një paparazz pretendoi se ata nuk ndanin të njëjtën dhomë gjumi dhe se ai e quante atë zonjë.

Ende nuk dihet se cili fotograf i ka bërë foton Dianës në dërrasën e zhytjes së jahtit, por ai imazh i publikuar më 24 gusht, një javë para vdekjes së princeshës do të mbetet në histori.

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara