www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski i publikoi emrat e bartësve të listave të LSDM-së për zgjedhjet parlamentare

Posted on March 23, 2024March 23, 2024 by User User1

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sonte i publikoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në njësinë Zgjedhore numër 1, bartës liste do të jetë Dimitar Kovaçevski, ndërkaq në pozicionin e dytë kryetarja e Partisë Liberale Demokrate, Monika Zajkova.

Njësinë Zgjedhore numër 2 do ta udhëheqë ish ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Fatmir Bytyqi.

Në Njësinë 3, bartës liste do të jetë drejtoresha aktuale e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Lupço Nikollovski.

Në Njësinë 4, bartës liste do të jetë Venko Filipçe, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Jovanka Trençevska.

Në Njësinë 5, bartës liste do të jetë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitrevski, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Bisera Kostadinovska–Stojçeska.

Në Njësinë 6, bartës liste do të jetë Sllavjanka Petrovska, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Agron Demiri.

Emrat, pritet që zyrtarisht të konfirmohen në kongresin e 28-të të partisë që do të mbahet sonte.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara