www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mungesa e kuadrit detyron mjekët në moshë pensionimi të vazhdojnë të punojnë

Posted on March 23, 2024March 23, 2024 by User User1

Është 67 vjeçare, ndërsa duhej të pensionohej para 3 vitesh. Por, Safjane Bellçishta, vazhdon të punojë në ordinancën e saj, pasi nuk ka kujt të ia lë 3000 pacientët, për të cilët kujdeset tashmë 3 dekada.

“Unë prej 94-tën këtu atëherë paraqitja si u bë, tash i kam 67 vite, a duhej në moshën 64, para 3 vitesh të dal në pension. Filloi deficiti i mjekëve amë, si tash që kemi, duheshte të dal në pension, mirëpo se i kam 3000 pacientë, për ata kujdesem me gjenerata, ka qenë gjyshi, gjyshja, baba, nëna, tash edhe fëmijët dhe nipërit. Prandaj detyrohem, mirëpo mund të punoj, fat që nuk jemi koncesionerë, se koncesionerët e kanë të caktuar deri në moshën 62-64 vjeçare. Ne që i kemi ordinancat, jashtë koncesionerëve, mund të punojmë deri sa kemi fuqi, sa do të mundemi”, tha Safjane Bellçishta, Mjeke amë në pension.

Nga Oda e Mjekëve thonë se shëndetësia primare tashmë ka filluar të ballafaqohet me mungesë kuadri. Kalina Stardellova thotë se shumica e mjekëve amë, janë në moshë para pensionimit, ndërsa të rinjtë nuk kanë interesim që të punojnë në shëndetësinë primare.

“Më së shumti do të shihet mungesa në shëndetësinë primare, këtu do të ketë mungesa. Këtu akoma është themeli i sistemit shëndetësor, ajo primarja, ku tashmë njerëzit e kapin atë kufirin para pensionit apo në pension. Ne para dy vitesh kishim të dhëna se 223 mjekë ishin në moshë para pensionit. Ja këtu është ai problemi më i theksuar, që gjithnjë e më pak mjek duan të shkojnë në shëndetësinë primare, të bëhen mjek amë. Më të interesuar janë të bëjnë specializime dhe të vendosen nëpër spitale, por këtu përfundimisht do të ketë problem”, tha Kalina Stardelova, Oda e Mjekëve.

Nga Oda e Mjekëve vlerësojnë se nevojiten politika që do të motivojnë të rinjtë që të punojnë në shëndetësinë primare, përkatësisht të bëhen mjekë amë familjarë.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara