www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM dyshon se VMRO-DPMNE i kanë falsifikuan nënshkrimet për Siljanovskën

Posted on March 23, 2024March 23, 2024 by User User1

Nga LSDM bëjnë të ditur se pasi që OBRM-PDUKM nuk mblodhën nënshkrime të vlefshme dhe legale për kandidaten, Gordana Siljanovska, ato shtrojnë pyetjen nëse OBRM-PDUKM-ja i ka falsifikuar nënshkrimet për të cilat me krenari dhe pompozitet mburrej se ishin në numër të madh dhe i mblodhën për pak orë.

“Meqë OBRM-PDUKMfalsifikon sondazhet, ka tentuar të falsifikojë edhe nënshkrimet për Siljanovskën, por dështoi, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Meqenëse nuk kanë mbledhur nënshkrime të vlefshme për kandidatin e tyre, OBRM-PDUKM-ja e ka dorëzuar kandidaturën në KSHZ me nënshkrime të deputetëve, jo me nënshkrime të qytetarëve. Pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit qëndruan 22.449 qytetarë, ndërsa pas Gordana Siljanovskës vetëm 40 deputetë të OBRM-PDUKM-së. As OBRM-PDUKM-ja e as Siljanovska nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve dhe më e keqja është se sërish i kanë gënjyer qytetarët”, thonë nga LSDM.

Nga aty shtojnë se “në OBRM-PDUKM nuk ka ndryshuar asgjë, është e njëjta parti e së kaluarës që funksionon duke përhapur gënjeshtra”. Qytetarët nuk kanë nevojë për një president që do të jetë vazhdues i Shtëpisë së Bardhë dhe një pasardhës partiak, apo një përsëritje e Ivanovit. Prandaj, në zgjedhje qytetarët do të zgjedhin të ardhmen evropiane me LSDM-në dhe Stevo Pendarovskin”.

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara