www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mjekët amë të revoltuar nga vrasja e kolegut, të hënën nuk do të punojnë nga ora 12:00 deri në orën 16:00

Posted on March 22, 2024March 22, 2024 by User User1

Mjekët amë nuk do të punojnë të hënën nga ora 12:00 deri në 16:00 në shenjë revolte, pasi të enjten në mbrëmje  kolegu i tyre u gjet i vdekur në parkingun përballë poliklinikës Zhelezara, deklaroi kryetarja e  Shoqatës së Mjekëve Amë, Lilija Çollakova Dervishova.

 LILIJA ÇOLLAKOVA DERVISHOVA, KRYETARJA E SHOQATËS SË MJEKËVE AMË

“Jemi të shokur nga ky akt i tmerrshëm. Bëhet fjalë për kolegun tonë dhe profesionistin, i cili të gjithë jetën ia ka kushtuar punës. Çfarë duhet të nënkuptojë kjo, që duhet të frikësohemi nëse dikush që nuk është i kënaqur për disa arsye me punën tonë, mundet pas orëve të punës t’i vë në rrezik jetët tona. Ne do ta shprehim revoltën tonë dhe nuk do të punojmë të hënën nga ora 12 deri në orën 16”.

Ajo theksoi se është e nevojshme të miratohet Ligji për Veprimtarinë Mjekësore që do të përcaktojë saktë kushtet, të drejtat dhe detyrat e mjekëve.

Edhe Oda e mjekëve e ka dënuar vrasjen e mjekut dhe kërkon nga institucionet kompetente zbardhjen e menjëhershme të rastit.

ODA E MJEKËVE

“Theksojmë se asnjë lloj dhune në shoqëri nuk duhet toleruar, sepse dhuna nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve. Kërkojmë që institucionet kompetente të veprojnë urgjentisht për këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”.

“Humbja e një mjeku është edhe humbje e gjithë sistemit shëndetësor”, thonë nga Oda e Mjekëve.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara